Qeveria i përgjigjet Metës dhe CDU/CSU: Nuk negociojmë mandatin, as datën e zgjedhjeve

Zv.kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se PS nuk negocion me opozitën as për shtyrjen e zgjedhjeve dhe as për largimin e kryeministrit. Nga studio e ABC përballë gazetares Mirela Milori, nurmi dy i qeverisë iu përgjigj apelit të Gjermanisë dhe deklaratave të Metës për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Braçe gjithashtu tha se në zgjedhjet e 30 qershorit do të zbatohet ligji për të gjithë ata tentojnë të cenojnë procesin përfshirë edhe ata që i organizojnë trazirat do shkojnë në burg.

Mirela  Milori: Çdo 20 vjet do të kemi këtë situatë përplasjesh?

Erion Braçe: Zoti Berisha është faktori kyç që ka marrë rininë tonë dhe po merr të fëmijëve tanë. Ne po rrimë këtu ndërsa ai ishte me snajperë ku vrau 4 njerëz.

Mirela Milori: Në 30 qershor çfarë do ndodhë?

Erion Braçe: Do zhvillohen zgjedhjet.

Mirela Milori: Pala tjetër thonë se jo.

Erion Braçe: Qytetarët e republikës tonë duan të shkojnë të votojnë.

Mirela Milori: Si do e zgjidhni?

Erion Braçe: Do zbatojmë ligjin nga a te zh

Mirela Milori: Do prishin zgjedhjet, si do veproni do burgosni 10 mijë vetë?

Erion Braçe: Janë ca njerëz dhe jo 10 mijë vetë. Keni parë ndonjë ish-deputet nga ata të hedhin molotov? Do shkojnë në burg përfshirë organizatorët.

Mirela Milori: Gjeni hapësira dialogu në këtë situatë?

Erion Braçe: Në letër të bardhë të shkruajnë si i duan zgjedhjet, ta shkruajnë si ta duan dhe ne jemi dakord. 2 gjëra nuk negociojmë, mandatin nga populli dhe zgjedhjet ne 30 qershor,ta shkruajnë të zezën mbi të bardhë dhe ne jemi dakord.

Mirela Milori: Në këtë situatë, ka përplasje civile thotë pala tjetër?

Erion Braçe: Nuk ka përplasje, ka vetëm ca njerëz që nuk duan veten e tyre.

Mirela Milori: Nëse këto zgjedhje do zhvillohen do jenë monopartike,

Erion Braçe: Kush tha se janë monopartiake, kjo është çështje e qytetarëve. Na votojnë kundra apo na votojnë pro është çështje e tyre.

Mirela Milori: Vendi është pa gjykatë kushtetuese?

Erion Braçe: Do donit një gjykatë kushtetuese tërësisht të korruptuar, sigurisht që do të hiqen dhe do të vendosen figura të pastra. Gjykatësit personal të njërit apo të tjetrit nuk mund të jenë në atë detyrë.

Mirela Milori: Ka akuza se kjo reformë nuk po jep drejtësi direkt te qytetari, psh gjykata e lartë nuk  mund të funksionojë.

Erion Braçe: Gjykata e lartë ishte certifikuar si gjykatë e korruptuar patjetër do iknin. Ne s’kemi asnjë lloj interesi përveç interesit të një sistemi të pastër të drejtësisë.

Mirela Milori: Përse Z. Meta goditi reformën në drejtësi?

Erion Braçe: Pyesni Z. Meta, nuk kam një opinion për këtë.

Mirela Milori: Dy deputetët gjermanë thonë se këshillohet shtyrja e datës së zgjedhjeve, nëse do ketë një presion ndërkombëtar do të rishikoni mundësinë e shtyrjes?

Erion Braçe: Ka patur deklarate edhe më parë të CDU/CSU se qeveria është legjitime etj. Unë kam qëndrim të qartë në lidhje me këtë, në cilësinë time të një socialisti, 2 gjëra nuk negociohen, mandati dhe data e zgjedhjeve.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.