“O çupë je e eksituar, shko mjekohu”, Gjinushi e nis me sherr si “Kryeshkencëtari” i Shqipërisë! (DEBATI)

S’ka qenë e thënë që të nisë si duhet eksperienca e Skënder Gjinushit si kryetar i akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Tashmë me titullin e “Krye-shkencëtarit” mbi supe, Gjinushi e ka lëshuar gjuhën fare, teksa i ka kaluar të gjithë kufijtë e etikës në komunikimin e parë me gazetarët.



Pas mbylljes së votimit në këtë institucion, një prej gazetareve e pyeti Gjinushin: “Kur të lindi ambicia për të kandiduar për Akademinë e Shkencave, para reformës apo pas reformës”.

Dhe kreu i PSD-së, iu përgjigj me ironi: “Bashkë me lindjen tënde”!

Më tej, gazetarja ka këmbëngulur sërish, ndërsa i zënë ngushtë kryetari i ri i Akademisë së Shkencave tha, “O çupë mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje”.

Gjinushi, në momentin që mediat larguan mikrofonat, komunikoi sërish me gazetaren duke e thumbuar me fjalët: “Je shumë e eksituar, shko mjekohu”!

Duke parë reagimin aspak etik të kreut të Akademisë së Shkencave, gazetarja i është kthyer duke i thënë: “Kujdes me gjuhën zotëri se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. I paedukatë!”.

Gjinushi u zgjodh sot në krye të Akademisë me 35 vota pro, ndërsa ishte i vetmi kandidat në garë.





Comments are closed.