“Nesër rrëzohet Rama”, Ambasada e SHBA me thirrje të fortë: Kujdes, ka dhunë!

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita shqiptare, e cila do të zhvillohet nesër në orën 19:00 poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, për ngjarjen ka reaguar edhe ambasada Amerikane në Tiranë.

Pas deklaratave se kjo do të jetë beteja finale me Edi Ramën, të cilin PD e LSI duan ta rrëzojnë me çdo kusht, sepse përndryshe s’do të ketë sipas tyre zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, ambasada ka lëshuar thirrjen e zakonshme për qytetarët e saj.



Në njoftim, kërkohet nga shtetasit amerikan që të shmangin pikat ku do të grumbullohen protestuesit si Kryeministria, Parlamenti por edhe godina të tjera qeveritare.

“Një demonstratë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 7:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstratat e kohëve të fundit kanë qenë edhe të dhunshme. Forcat e sigurisë kanë përdorur shihedhëset dhe gazin  lotsjellës për të shpërndarë turmat. Pikat e grumbullimit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në zonat e mëposhtme në Shqipëri: Ndërtesa e Parlamentit; Zyra e Kryeministrit; Ndërtesa të tjera qeveritare”, njofton ambasada.

Më tej theksohet se “personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjeve të tyre duhet të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”.

Veprimet që duhen kryer:

-Shmangni grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.

-Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja.

-Monitoroni mediat lokale për përditësime.

-Mbani një profil të ulët.


Comments are closed.