Mister/ Dy fëmijë vdesin dhe 4 plagosen pranë shkollës, arrestohet çifti (FOTO)

Dy fëmijë kanë vdekur dhe një burrë dhe një grua janë arrestuar për vrasje pasi gjashtë fëmijë u dërguan me urgjencë në spital pas një “incidenti të madh” në një shtëpi në Sheffield.

Të dy fëmijët, të moshës 13 dhe 14 vjeç, u dërguan në spital së bashku me një fëmijë 7-muajsh dhe tre të tjerë të moshave 3, 10 dhe 11 pas incidentit që ndodhi këtë mëngjes.

Policia ka rrethuar pronën në zonën Shiregreen të qytetit në orën 7:30 pas njoftimeve për shqetësime për sigurinë pranë një shkolle fillore.



Ambulancat u panë më pas në vendin e ngjarjes në Gregg House Road, pasi më parë u ul një helikopter në shkollën fillore “Hartley Brook” vetëm 100 metra larg.

Fqinjët e tmerruar treguan se si panë një fëmijë të ringjallej nga mjekët në një ambulancë përpara se fëmijët e tjerë, disa nën fasha e gjak largoheshin me shpejtësi gjithashtu.

Kalimtarët pastaj panë dy persona – një burrë dhe një grua  me pranga, ndërsa policia konfirmoi se gjashtë fëmijë ishin dërguar në spital.

Policia e Jugut Yorkshire njoftoi më pas këtë pasdite dy fëmijët e moshës 13 dhe 14 vjeç kanë vdekur tragjikisht, ndërsa fëmijët e tjerë mbeten në spital. Zyrtarët njoftuan gjithashtu se dy persona – një burrë dhe një grua – janë arrestuar me dyshim për vrasje dhe mbeten në paraburgim.

Shefi i inspektorit detektiv Simon Palmer tha: “Detektivë dhe oficerë specialistë mbeten në zonë duke kryer hetime dhe po punojmë shumë për të konstatuar rrethanat e sakta të këtij incidenti. Ne do të qëndrojmë në zonë këtë pasdite dhe në mbrëmje duke kryer hetimet dhe duke ofruar siguri. Unë vlerësoj se ngjarjet e këtij mëngjesi kanë shkaktuar shqetësime në nivel lokal, por unë do të doja t’ju siguroja se nuk ka rrezik më të madh për komunitetin”.

Policia thotë se familja e fëmijëve është informuar dhe po merr mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht. Detaje të sakta mbi natyrën e asaj që ka ndodhur ende nuk janë zbuluar, ndërsa hetuesit thonë se shkaku i vdekjes nuk është vërtetuar.

Raportet e mëparshme ishin për të shtëna, por policia i tha Daily Star Online pasdite se pretendimet nuk janë të vërteta. Një zëdhënëse konfirmoi gjithashtu se incidenti ndodhi në një shtëpi dhe jo në një shkollë.

Shtëpia në fjalë është një pronë që është e ngjashme me shumë nga pasuritë e Sheffield-it në veri. Por fotografitë nga skena këtë pasdite tregojnë se shtëpia ka një kopsht të çrregullt të mbuluar me grumbuj mbetjesh dhe një trampolinë.





Comments are closed.