Miliarderi çek i propozon të dashurës 40 vjet më të re në tapetin e kuq të Kanës (FOTO)

Yjet e kinemasë në tapetin e kuq të kanës dje u bënë protagonistë të një propozimi ta pazakontë.

Një  burrë i moshuar i veshur me kostum, që ulet në gjunjë për t’i propozuar shoqërueses së tij, dukshëm shumë më e re në moshë u fiksua nga të gjithë paparacët e pranishëm në event.

Por gazeta britanike The Sun zbuloi se bëhej fjalë për manjatin çek Milos Kant dhe të dashurën e tij, yllin portugez të realit show Margarida Aranha, 40 vjet më e re se ai.

Çifti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq pasi Kant, 65 vjeçar u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij bukuroshe, 25 vjeçe.

Fatmirësisht për të, partnerja tha “Po” dhe ata shkëmbyen një puthje plot pasion përballë të gjithëve.

 





Comments are closed.