Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lleshaj tregon sondazhin: Asnjë polic nuk di të bëjë molotov! Po opozita...?

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se Policia ka nisur hetimet ndaj personave që kanë përdorur molotov në protestat e opozitës.

Në emisionin ?Java? në RTSH, Lleshaj tha se kishte kryer një sondazh me drejtuesit e policisë dhe asnjëri prej tyre nuk dinte të prodhonte molotov.

Ministri shtoi se bombat e molotovit janë financuar dhe transportuar në protestë në mënyrë të drejtëpërdrëjtë dhe të organizuar.

?Kam bërë disa sondazhe me drejtuesit e policisë. I kam pyetur kush nga ata dinte të bënte molotov dhe asnjëri nuk me tha që dinte.

Tani kush nga protestuesit e thjeshtë mund të bëjë molotov? Molotovi është organizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Është financuar dhe transportuar në mënyrë të organizuar. Di që policia ka nisur hetime për personat që i kanë krijuar dhe transportuar?, tha Sandër Lleshaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore