Kush do e zëvendësojë May? Zbulohet emri i kryeministrit të ri të Britanisë

Theresa May njoftoi sot se do të largohet nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar dhe nga udhëheqja e konservatorëve më 7 qershor.

May do të vazhdojë punën si kryeministre në detyrë deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri, një proces që mund të marrë disa javë.



Udhëheqësi i ri i Partisë Konservatore do të bëhet kryeministër dhe vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja.

Kandidati më i përfolur si pasues i saj është Boris Johnson, ish ministri i Jashtëm, që ishte një nga mbështetësit kryesor të referendumit për “Brexit” në qershor të vitit 2016.

Johnson, duke e falënderuar May për shërbimin ndaj vendit dhe Partisë Konservatore, tha se “është koha që të përmbushen thirrjet e saj: të bashkohemi dhe ta zbatojmë “Brexit-in”.





Comments are closed.