Kryeplaku i fshatit ofron viagra falas për të shtuar popullsinë

Kryetari i një fshati francez shpreson të ndalë rënien e popullsisë së tij përmes një metode të pazakontë – shpërndarjen e viagrave falas.

Jean Debouzy, kryebashkiaku i Montereau, beson se politika e propozuar do të ndihmojë në shtimin e lindjeve  në mënyrë që të mos mbyllet shkolla lokale.

Fshati me 650 banorë, i cili shtrihet në rajonin e Loiretit, në jug të Parisit, ka pësuar zvogëlim të numrit të fëmijëve, duke e vënë në rrezik funksionimin e shkollës që aktualisht edukon vetëm 30 fëmijë.



“Një fshat pa fëmijë është fshat që vdes. Tabletat do të dhurohen për çiftet e moshave 18 deri 40 vjeçe në mënyrë që të shtohen gjasat për lindje të reja dhe të mos mbyllet shkolla që shërben për dy fshatra”, tha ai për një faqe të lajmeve, shkruan Independent.

 







Comments are closed.