I kërkojnë pizza vegane, kamerieri helmon me djathë 3-vjeçarin alergjik (FOTO)

Një vogëlush që vuan nga alergjia ndaj qumështit, u desh të luftonte për jetën e tij në një spital në Blackpool, pasi në një nga dyqanet e Pizza Hut iu shërbye djathë – pavarësisht se prindërit e paralajmërun kamerierin duke i kërkuar një pjatë vegane.

Zayaan Hussain, 3 vjeç, humbi frymëmarrjen pasi hyri në një goditje anafilaktike pasi konsumoi picën që iu ofrua.

Prindërit besuan se kamerieri James Butterworth i shërbeu fëmijës një margarita vegjetative, por jo. Madje i riu që u shërbeu u përpoq për të mbuluar gjurmët e tij duke ndryshuar faturën në kompjuter pas helmimit të 3-vjeçarit.



Avokatja Lynda Bennett tha: “Ata ishin me dy fëmijët e tyre. Njëri prej tyre Zayaan 3-vjeçar ka alergji nga qumështi dhe mbart rreth një porcion antidot në çdo kohë. Prindërit theksuan se kishin nevojë për një pizza krejtësisht vegane pa djathë për djalin e tyre. Ata e theksuan atë përsëri më vonë dhe James Butterëorth konfirmoi se kishin djathë vegan për të shërbyer”.

Sipas saj, Zayaan kishte kryer vetëm disa kafshime para se të sëmurej dhe të humbte ndjenjat.

Atij ju vendos bombola e oksigjenit dhe u dërgua në spital, ku iu dha antidot dhe steroide.

Babai i djalit, Sajid Hussain, tha: “Ishte shumë traumatik dhe ne kurrë nuk duam ta kalojmë këtë gjë përsëri. Askush tjetër nuk duhet ta kalojë”.

Gerry Coyle, duke u mbrojtur, tha: “Klienti im, dëshiroj të kërkojë falje me gjithë zemër për këtë përvojë të keqe.


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.