“Hajdeni të shtyjmë zgjedhjet”, mazhoranca ia pret shkurt Presidentit Meta

Kur kishin kaluar vetëm pak ditë nga koha kur tregoi arsyen përse nuk ul do të në një tryezë për bisedime Ramën dhe Bashën, Presidenti Ilir Meta hodhi hapin e radhës për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

Kreu i Shtetit duke iu referuar Kushtetutës, “rrëzoi” kryeministrin që thotë se cenohet libri themeltar i shtetit nëse shtyhen zgjedhjet dhe i kërkoi Edi Ramës të rinegociojnë për një datë të re kur të zhvillohen Lokalet e 30 qershorit.

Kthesa 360 gradë e Metës duket se nuk e ka kapur aspak në befasi PS-në, pasi nga mazhoranca reagimi i parë pas deklaratës së Presidentit, është po aq këmbëngulës sa më parë për të mos i shtyrë zgjedhjet.

Është kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ai që gjatë takimeve para-elektorale në Belsh dhe Cërrik i është përgjigjur Metës, duke theksuar se më 31 Maj starton fushata elektorale.

Sipas Ballës, zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor e këtë s’e luan as topi. Ai gjithashtu ka kërkuar nga mbështetësit e majtë që të zhvillohet një fushatë e qetë dhe të komunikohet me njerëzit.

“Më 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”, tha Balla.





Comments are closed.