Emocionuese! Nusja e djalit të Berishës shpërthen në lot për një fustan (FOTO)

Armina Mevlani, nusja e Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit Berisha ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se si ka shpërthyer në lot për një fustan.

Dhe ky nuk ishte një fustan dosido, pasi siç ajo thotë ishte stiluar nga Vivienne Westwood dhe ishte dhuratë speciale për blogeren shqiptare.

Me këtë fustan, Armina thotë se ka parakaluar në Festivalin e Filmit në Kanë dhe ka shpërthyer në lot.

“Sot në tapetin e kuq vetë Vivienne Westwood më dhuroi këtë fustan te mrekullueshëm për të parakaluar në premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dërgua ne Tirane mu mbushen sytë me lot , sepse nuk e kisha menduar kurrë qe një ëndërr e tille do behej realitet ”, shkruan Armina.

Ndërkohë, Instagrami i saj është kthyer në një faqe shumëkolorëshe dhe shijesh, pasi nusja e familjes Berisha nuk rresht së postuari foto me fustane me ngjyra, apo me bikini nga plazhet që viziton.





Comments are closed.