Dje punëtor i thjeshtë, sot pronar i shtëpisë multimilionëshe…vetëm falë një ADN-je

Një punëtor i thjeshtë u bë trashëgimtar i një prone multimilonëshe pasi një test i ADN-së dëshmoi se ishte djali i paligjshëm i pronarit aristokrat të pasurisë.

Jordan Adlard Rogers, raporton BBC është zhvendosur në një sipërfaqe prej 1.536 hektarësh me partneren e tij Katie Hubber dhe djalin e porsalindur Joshua pas vdekjes së 62-vjeçarit Charles Rogers.

Mrekullia ndodhi pas vitesh përpjekje për të provuar një gjë të tillë, kur testet e ADN-së të kryera pasi Charles u gjet i vdekur në makinën e tij provuan lidhjen. Kjo pasi sa ishte ende gjallë, babai i tij hodhi poshtë disa kërkesa për teste të ADN-së.





Comments are closed.