“Bombë” – Së shpejti del përgjimi i një pronari portali dhe një ministri, flasin për…

Opinioni në Maqedoninë e Veriut së shpejti pritet të tronditet nga një “bombë” e re përgjimi.

Kështu shkruajnë portalet maqedonase, duke u bazuar në postime të qytetarëve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sipas Express, pas pesë materialeve të publikuara në kanalin Youtube përmes një kanali të emërtuar “Ilija Gromovnik”, i radhës do të jetë një material tjetër që siç spekulohet protagonistë ka pronarin dhe redaktorin e një portali, por edhe një nga ministrat e qeverisë së Zoran Zaev.

Në bisedë dëgjohen porosi për sulme të caktuara ndaj bashkëpartiakëve apo funksionarëve të LSDM-së.

Nëse është një paralajmërim i vërtetë apo vetëm spekulim kjo do të merret vesh shumë shpejt, edhe pse me Ligjin e vitit 2015 në Maqedoninë e Veriut, publikimi i këtyre materialeve të përgjuara është i ndaluar rreptësisht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.