Autobusi i Yzberishtit çan murin e hyn në lavazh, lëndohet kalimtarja (Foto & Video)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në mesditë në rrugën “Tre Dëshmorët”, e cila përshkon mes për mes zonën e Yzberishtit dhe Mëzezit.

Mësohet se një autobus i linjës Yzberisht-Astir- Qendër ka dalë nga rruga dhe ka shembur murin e një lavazhi.



Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha një kalimtare është lënduar lehtë si pasojë e përplasjes, por fatmirësisht ia kanë hedhur paq të gjithë pasagjerët.




Comments are closed.