Ambasadorit britanik flet troç: Ju i zgjidhni politikanët e korruptuar, ne bashkëpunojmë me ta

I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, ambasadori Britanik në Kosovë ka zhvilluar një bisede në facebook, në formë pyetje-përgjigje, me qytetarët kosovarë.

Njëri prej tyre e ka pyetur ambasadorin se pse bashkëpunon me politikanë të korruptuar dhe përgjigjja e ambasadorit O’Conell ka qenë epike.

“Sepse kjo është diplomacia: ne jemi të detyruar të punojmë me njerëz që ju i keni votuar”, është përgjigjur ai.

Ndërkohë, një qytetar tjetër e ka pyetur ambasadorin nëse ka ndonjë forcë që do t’i burgoste siç ka thënë ai “hajnat dhe kriminelat”, në krye të shtetit, O’Conell ka thënë se duhet trimëri nga Policia dhe Prokuroria për këtë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.