Akuza e Patozit: Kandidati Skraparit iku sepse PS nuk do ferra nëpër këmbë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, i cili ka folur për dorëheqjen e Devi Hebibasit, që do konkurrente për kryetar bashkie për Skraparin.

Në studio, Patozi u shpreh se ai është kërcënuar nga PS, pasi këta të fundit kishin frikë se mos Bindja Demokratike fitonte bashkinë.

As PD dhe as LSI nuk e hoqën, PS nuk donte që të kishte ferra nëpër këmbë. Po them që ai deputeti i zonës atje dhe kandidati, e kërcënuan dhe e hoqën. Interesi është ky, ka një faktor LSI që është shumë i fortë aty dhe nëse ky faktor bëhet me ne dhe na shikon më shumë çfarë bëhet? Nëse bëhet me këtë tonin faktori i LSI, fitonim ne dhe prandaj PS e hoqi se humbisnin Skraparin”, tha Patozi në studio.

“Kandidati i Lezhës dhe Kavajës ranë nga partitë e vjetra, presion për kandidatët. Këtu po të kishte Prokurori, ajo do hetonte. Partia jonë ka trembur të dy partitë e vjetra, ka trembur sistemin sepse kauza jonë është anti-sistem. Nga 28 kanë ikur disa prej tyre dhe qëndrojnë të tjerët, e zëmë se ikën të gjithë, unë nuk shantazohem dot, nëse më shantazhojnë, s’do dal më në televizor. Më falni që disa prej tyre u dorëhoqën”, tha Patozi.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.