Shqiptarët marrin “frerët” e Maqedonisë, njëri këshilltar i sigurisë e tjetri kreu i “SHISH-it”

Shumëkujt kohë më parë i ngeli në mendje skena kur para qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e vendosjes së flamurit të NATO-s, shfaqet një person më flamurin e kësaj aleance në duar, dhe pyetja me të drejt shtrohej se kush ishte ky person?

Ai ishte deri dje këshilltari politik i NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Blerim Kolalli, i cili pikërisht në ditëlindjen e tij, e solli flamurin e kësaj aleance të fuqishme para qeverisë në Shkup, për ta çuar në rrugë pa kthim vendin përfundimisht në NATO.

Ndërkohë, një pjesë e bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të ri të shtetit, Stevo Pendarovski, të promovuar ditën e djeshme në Maqedoni llogariten si befasi për opinionin.

Kjo para së gjithash ka të bëje me këshilltarët për siguri nacionale, për politika të jashtme dhe për marrëdhënie me publikun. Këshilltari për Sigurinë Nacionale, do të jetë pikërisht Blerim Kolalli, i cili në kabinetin e presidentit vjen pas 12 vitesh shërbim në Misionin e NATO-s në Shkup.

Emërimi i “altantistit” të thekur Blerim Kolalli në këtë pozicion është në kontrast të plotë me këshilltarin për siguri nacionale të ish-Presidentit Gjorgje Ivanov.

Ndërkohë një tjetër emërim surprizë në Maqedoninë e Veriut, është edhe ai i agjentit shqiptar Erolld Musliu, i cili do të jetë drejtori i ri i Agjencisë së Zbulimit, praktikisht “SHISH-u” në fqinjin tonë lindor.

Musliu në krye të Inteligjencës vjen pas punës disa vjeçare në DSK dhe zbulim. Në këtë agjenci është punësuar nga viti 1995 kur edhe është themeluar, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar si ndihmës drejtor për koordinimin e punëve operative.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.