Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Sara Hoxha kujton Tanin: Për 11 vite kemi mbajtur një karrige bosh

Sara Hoxha ka kujtuar sot të atin e saj, 11 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Përmes një dedikimi mjaft prekës, një nga trashëgimtaret e televizionit “Top Channel” tregoi sesi e ka përballuar mungesën e tij ndër vite.

Ajo ka publikuar një foto nga ceremonia e dasmës, ku duket një karrigeje bosh, e cila qëndron gjithnjë ashtu në çdo festë, me shpresën për ta pasur të atin pranë.

“Për 11 vitet e fundit të jetës sonë, gjithçka që kemi pasur ka qenë karrigia bosh me shpresën se do të kishim ty të pranishëm. Megjithatë, asgjë nga këto nuk është e nevojshme. Ti je në mendimet e mia çdo mëngjes, çdo herë që shoh djalin tim dhe sa herë që flas me motrat dhe vëllain ose nënën time duke dashur të ishe aty për të na udhëhequr. 11 vite më parë ti e le zemrën time të thyer dhe vetëm duke u bërë prind vetë unë mësova të bashkojë copëzat bashkë. Një gjë të cilën e them me siguri është se ti më dërgove mua London dhe më dhe një shans për ta parë jetën më pozitivisht. Çdokush që ka humbur një prind e di që dhimbja do të jetë gjithmonë aty, megjithatë ti përfundimisht mëson se si ta përballoni atë dhe të jetoni me kujtimet e tyre.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore