Ligji i ri/ Shërbim ushtarak me pagesë të përhershme, 5 mijë dollarë nëse…

Partia qeverisëse në Turqi ka paraqitur një projektligj në parlament, i cili do të reduktojë periudhën e shërbimit ushtarak nga 12 muaj në gjashtë muaj dhe do ta bëjë shërbimin ushtarak të paguar për ata që mund ta përballojnë atë.

“Sipas projektligjit mbi shërbimin e ri ushtarak, periudha e shërbimit ushtarak do të reduktohet në gjashtë muaj dhe shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm”, u tha gazetarëve në parlament Mehmet Mus, zv/kryetar i grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).





Sipas projektligjit, qytetarëve turq do t’u kërkohet t’u nënshtrohen trajnimeve ushtarake një mujore dhe nga pjesa tjetër prej pesë muajve do të përjashtohen duke paguar 31 mijë lira turke (5.024 dollarë).

Projektligji pritet të debatohet javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme, pasi ai të kalojë përmes Komisionit të Planifikimit dhe Buxhetit.





Comments are closed.