Fier/ “Shënjestra” godet familjen që shiste kokainë dhe heroinë, 3 në pranga

Një operacion për goditjen e grupeve që shpërndajnë droga të fortë, ka çuar në arrestimin e 3 anëtarëve të një familje në Fier, ndërkohë që një i 4-ët është shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).
    G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.
  2. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.


U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Policia ka sekuestruar në banesat e të arrestuarve rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë gjatë operacionit të koduar “Shënjestra”. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje dhe sipas Bluve të Fierit, grupi tregtonte lëndë narkotike dhe në qytete të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.