Bën seks me tubin e tualetit, i ngec penisi brenda …motosharra liron 16-vjeçarin (Foto & Video)

Një histori me nota humori, por edhe dramacitet është ajo e një 16-vjeçari nga Malajzia, i cili nisi të kryente “marrëdhënie seksuale” me tubat e ujësjellësit të tualetit, por në një moment kuptoi se penisi i tij kishte ngecur brenda.

U desh ndërhyrja e ekipit të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëses që përdori një sharrë elektrike për të prerë tubin, në mënyrë që të çlironte djalin.

Djalin, nga shteti i Johor, e kapi paniku kur kuptoi se nuk mund ta lëvizte më penisin që kishte ngecur në tubin e shtrirë përgjatë murit. I riu kishte tentuar të çlirojë veten për më shumë se një orë para se të kërkonte ndihmë, duke thënë se kishte rënë zjarr.



Zyrtari i lartë zjarrfikës Seniman Idris tha se morën një telefonatë emergjente nga vendbanimi i djalit rreth orës 22:00 më 20 maj.

Ekipet e shpëtimit të urgjencës arritën në vendin e ngjarjes me një prerës metalesh, duke u përpjekur për të prerë manualisht tubin që të lironin adoleshentin.

Me pak sukses, djali ia doli të lirohej dhe pastaj u dërgua në spitalin special të Sultanah Fatimah ku mjekët dhe zjarrfikësit e liruan me sukses djalin duke hequr të gjithë gjatësinë e tubit të gjerë 30 mm para mesnatës.

Zjarrfikësit lokalë këshilluan banorët që të vulosin tuba të ngjashëm për të parandaluar incidente të ngjashme të ardhshme të ardhshme.


Comments are closed.