“Argat i Millosheviçit”, Haradinaj mbron Berishën: Thaçi në hall, por tropojan pro Serbisë zor se gjen!

Ata të dy deri më tani janë pozicionuar qartë, në frontin e politikës shqiptare që nuk e do një marrëveshje që përcakton ndarje të re të kufirit Kosovë-Serbi.

Por, Ramush Haradinaj kurrë më parë sesa dje nuk e kishte shprehur hapur mbështetjen e tij për qëndrimin e Sali Berishës në këtë çështje, pasi ky i fundit është përfshirë në një debat të ashpër me Hashim Thaçin.





Deri më tani, kryeministri i Kosovës ishte parë në krah të Ilir Metës, me të cilin së bashku ka përçuar një mesazh të ngjashëm si Berisha në drejtim të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, që nuk do e tolerojnë një bashkëpunim për ndarjen e Kosovës me Boegradin.

Por, mbrëmë në emisionin ‘Pressing’ të gazetarit Berat Buzhala, Haradinaj i pyetur se çmendim ka për deklaratat e Presidentit të Kosovës, që e cilëson Berishësn “argat të Millosheviçit, tha se “tropojan që ka punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor se gjen”.

“Marrëdhëniet midis Thaçit dhe Berishës besoj se kanë qenë marrëdhënie institucionale si kryeministër me kryeministër. Nuk kam informata që kryeministri Berisha ka bë diçka kundër Kosovës. Tropojan me punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor me gjet. Ata na i njohin të këqijat që na i ka bë Serbia. Mënyra që po e godet Thaçi po shihet që ky i fundit ka një zor të madh”, tha Haradinaj.





Comments are closed.