Rikthehet Festivali Ndërkombëtar i Kukullave

Edicioni I dytë I Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave, rikthehet nga datat 25 maj deri në 1 qershor. Vende të ndryshme si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia do të jenë pjesëmarrëse në festival. Shqipëria do të përfaqsohet nga Teatri Metropol me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “Të mirësjellshmit”.

Performancat e këtyre shteteve, shumë të ndryshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga teknikat, do të sjellin në vendin tonë traditat e tyre specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm si për publikun ashtu edhe për artistët. Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në Teatrin Metropol dhe çdo darkë në Sheshin Skënderbej.  Në këtë edicion do të zhvillohen edhe ëorkshop-e me studentë të Akademisë së Arteve dhe artistë te rinj të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin e këtij zhanri artistik.

Në datën 25 Maj ora 19:00, një paradë e jashtëzakonshme me flamuj të shteteve përfaqësuese, maskota, artistë të cirkut, valltarët e Ansamblit Tirana me kostume popullore si dhe qindra fëmijë të cilët do të startojnë një maratonë 7 ditore e cila i dedikohet fëmijëve.



Shfaqjet përfaqësuese

“Atje ku mali takon hënën” nga Shqipëria

Vepra është projekt i Teatrit Metropol, e bazuar në një legjendë Kineze, një ndërthurje midis realitetit dhe përrallës, ku në qendër është një vajzë e vogël e quajtur Minli dhe familja e saj e varfër. Gjithçka që Minli kishte ishin imazhet e përrallave që dëgjonte nga babai i saj dhe psherëtimat e nënës. Një ditë, në bazë të përrallave dhe takimit me Peshkun e Artë ajo vendos të ndryshojë fatin e varfër të shtëpise dhe të nisë udhëtimin e saj për tek mali i pafund që të gjejë plakun e motshëm të hënës. Gjatë udhëtimit takon njerëz dhe krijesa të ndryshme të përrallave si për shembull Dragoin, i cili do të bëhet dhe shoku i saj më i mirë. Në fund, pas shumë peripecive dhe aventurash, Minli kupton se nuk kishte nevojë për asgjë tjetër përveçse familjes së saj. Ajo niset për në shtëpi e lumtur që gjatë udhëtimit kishte ndihmuar jo vetëm shokun e saj dhe shumë të tjerë, por pa vetëdije kishte ndryshuar dhe fatin e shtëpisë së saj.

“Tjerrja e bishtit” nga Izraeli

Një përzierje e teatrit të kukullave dhe kërcimit, shfaqja është e përqendruar kryesisht në aspektet vizuale të arteve interpretuese – lëvizjet, tekstet, format dhe ngjyrat elemente këto që ndërveprojnë.

Ndryshe nga teatri tradicional i kukullave, në “Tjerrja e Bishtit”, aktorët janë të pranishëm në skenë, e cila lejon komunikim të drejtpërdrejtë me spektatorin gjatë shfaqjes. Eshtë një shfaqje interaktive, në të cilën fëmijët janë partnerë në përpjekjet për të zgjuar princeshën.

“Kapur mes kukullave” nga Meksika

Teksa gërmojnë një vrimë për të shpëtuar nga burgu, dy të burgosur gjejnë një qese magjike që përmban disa objekte, të cilat kur preken, kthehen në mënyrë misterioze në karaktere të ndryshme që janë mbyllur më parë në të njëjtin vend, duke i bërë të burgosurit të harrojnë qëllimin e tyre. Protagonistët janë të zhytur në një atmosferë argëtimi dhe festimi, duke ftuar shikuesin që të kapet mes Kukullave.

Shfaqje muzikore me kukulla dhe aktorë në të cilat kombinohen kreativiteti, pantomima, qeshja, muzika për një audiencë të përkushtuar ndaj imagjinatës

“Rosaku i shëmtuar” nga Polonia

“Rosaku I shëmtuar” është një shfaqje e bazuar në përrallën  H.Ch. Andersen, ritreguar në një mënyrë shumë të veçantë duke mos përdorur asnjë fjalë të vetme në skenë! Një ditë, në një fermë, një familje rosash shtohet me te vegjël, zogj të bukur të verdhë një nga një. Papritmas, një nga të vegjëlit, e fundit në fakt, rezulton të duket ndryshe … Si do të jetë rrjedha e fatit për këtë rosak aspak të bukur

“Bukuritë e pranverës” nga Kina

Gjatë Festivalit të fenerëve, një i ri dhe një grua e re shëtisin nga Liqeni i Perëndimit. Ata bien në dashuri në shikim të parë dhe kërcejnë për të shprehur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Shfaqja tregon ndjekjen e popullit të lashtë kinez për një dashuri të pastër dhe të bukur.

Në pranverën e hershme, një zane iu kërkua të inspektonte botën. Duke parë botën paqësore dhe të bukur, ajo vallëzon me gëzim. Aktorët manipulojnë kukullat duke valëzuar dhjetë metra mëndafshi për të treguar vallëzimin e këndshëm të zanës dhe kënaqësinësinë e saj.

Një leckë e thjeshtë, në duart e aktorëve kukulla, mund të ndryshojë në një shumëllojshmëri të objektesh.

“Bravo, Bravissimo!” nga Itali

Një prezantues i pamundur përpiqet të “zbusë” një ushtri të kukullave, t’i detyrojë ato të kryejnë numra sfidues dhe shumë të veshtirë muzikorë … por, ju e dini, kukulla janë të pamposhtura dhe mbi të gjitha të paparashikueshme!

Një larmi e guximshme protagonistët e të cilëve janë aktorë, maskota, kukulla, figura të animuara, simbolet e epokave të ndryshme, një pretekst për të udhëtuar nëpër kohë, në një varg ngjarjesh  simpatik, situata poetike , emocionuese.

Numrat janë të frymëzuar nga pjesë nga repertori italian: G. Rossini “Barbiere” dhe “Cenerentola”; G. Verdi “Libiam”, V.Bellini “Casta Diva”, tarantella e pashmangshme napolitane me një Pulcinella gjithmonë të lezetshëm dhe të uritur.

“Loja e kohës” nga David Zuazola, Spanja

7 tregime, 7 minuta secila, ideuar nga 7 regjisorë nga 7 vende të ndryshme në mbarë botën, nderkohe vetëm një performance. Shtatë stilet e ndryshme të drejtimit të çdo historie përfundojnë duke u konverguar në një performancë unike. Është një lojë e bukur dhe shqetësuese plot me fantazi që flet për mënyrën se si çdo qenie njerëzore është e aftë të kapërcejë situata të vështira.

Tregimet janë shumë të vecanta. Ata janë qesharake dhe melankolike, nganjëherë edhe groteske.

“Pasqyra dhe unë” nga Angli

Njihuni me Dreë Colby, një njeri hija e të cilit mund të bëjë pothuajse çdo gjë. Ai bën kafshë të këndshme hije dhe toka të pabesueshme hije dhe madje edhe njerëz hije qesharake, të gjitha me vetëm dy duar! Habituni, pasi gaforret hije zvarriten nga deti, një qen hije ndjek një mace hije dhe jo një, jo dy, por tre elefantët hije me ngjyra trumbetojnë fundin e shfaqjes!


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.