Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pjerini plas bombën: Kam video, “Presidenti” i LSI bleu PD-në e Lezhës!

“LSI bleu PD-në”. Kjo ishte fjalia më e fortë që Pjerin Ndreu tha sot, vetëm pak ditë para se të nisë rrugën e re duke dalë në fushë-betejë për të synuar fitoren e zgjedhjeve të 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës.

Deklaratën, ish-deputeti i këtij qarku e bëri në studion e A2 CNN, ku e justifikoi fitoren e munguar të 4 mandateve nga PS në Lezhë në 2017, me blerjen e votave nga partia e Monika Kryemadhit.

“Ndodhi ajo që ndodhi. Të thuash se kush bleu vota në Lezhë, këtë e di të gjithë Lezha. Kanë ardhur edhe me makina qeveritare dhe këtë e kam edhe të filmuar. Ditën e votimit, persona të ndryshëm që nuk kishin fare lidhje me eskortën e Presidentit vërdalliseshin nëpër fshatra. Lezha në 2017-ën bëri hapa cilësorë para. Rreziku që Lezha do të kalojë edhe në pushtetin lokal në anën e socialistëve dhe normalisht në zonë ndjehet një panic te krahu kundërshtar. Ku ka qeverisje PD-je janë në nivele skandaloze. Të nxjerrësh të dhënat e bashkisë së Lezhës është një skandal”, tha Ndreu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore