Ish-ministrja e Macron: Franca i thotë JO negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë!

Ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ish-minitrja franceze deri në marsin e këtij viti,  ka deklaruar se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Loiseau është aleatja e ngushtë e presidentit Emmanuel Macron është kandidatja e tij kryesore deputete në zgjedhjet e Parlamentit Europian

Gjatë një interviste për RTL ajo ka treguar se gjatë kohës që ishte ministre ka bllokuar hapjen e negociateve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2017.

“Kur isha ministre e punëve europiane, unë bllokova zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Europian. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”– deklaroi Nathalie Loiseau në RTL.

Prej kohësh, në vendet e Bashkimit Europian akumolohet një frymë kundër politikave të zgjerimit.

Edhe kreu i opozitës në Francë, François-Xavier Bellamy, është shprehur kundër hapjes së negociatave dhe ka deklaruar se Franca do të vendosë veton ndaj Shqipërisë.

Loiseau është një nga deputetet më të besuara të Presidentit Macron dhe kandidatja kryesore e Partisë së tij “En Marche” për zgjedhjet europiane. Ish-ministrja e Çështjeve të punëve Europiane përshkruhet si një njeri i vendosur dhe ambicioz, duke synuar të bëhet shumë më tepër sesa një anëtare e Parlamentit Europian.

Loiseau dëshiron të udhëheqë një grup të ri në Parlament që do të formohet nga partia e Macron, La République En Marche dhe nga liberalët evropianë. Një rol i tillë do ta bënte Loiseau një ndërmjetëse të fuqishme në Bruksel dhe do t’i jepte fuqinë për të bllokuar integrimin e mëtejshëm të unionit europian. Ajo ka premtuar jo vetëm ndalimin e zgjerimit të BE-së, duke thënë se unioni nuk është gati, por edhe “rishikimin” e zonës Shengen.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.