Hysaj drejt Anglisë, e kërkon një tjetër skuadër londineze!

Shumë zhurmë për asgjë. Deri tani kanë qenë vetëm fjalë, megjithatë emri i Elseid Hysajt vazhdon të lakohet në Angli, aty ku tashmë e kërkon një tjetër skuadër londineze. Pas Chelsea-t dhe Arsenalit, është Tottenham Hotspur që ka shfaqur interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare edhe pse sipas “The Sun”, ky i fundit mund të bëhet pjesë e shkëmbimit që do të çojë mbrojtësin anglez Kirean Trippier te Napoli.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ancelotti dhe vetë lojtari gjithashtu dëshiron transferimin te të kaltrit. Gjelat e Londrës janë gati ta shesin Trippier por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit.

Duke parë që nuk është më aq i rëndësishëm sa më parë për skemat e Ancelottit, vetë Hysaj është pro një kalimi në Premier League dhe në rast se ribashkimi me Sarrin te Chelsea nuk është i mundur, kalimi te skuadra tjetër londineze e Tottenhamit shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares.









Comments are closed.