Challandes publikon listën e Kosovës, “Dardanët” me risi

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, kundër Malit të Zi, më 7 qershor, në Podgoricë, dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje. Stërvitja e parë do të mbahet më 2 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Florent Hadergjonaj, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dresheviq janë lojtarë të rinj, që për herë të parë do të kenë mundësinë që të veshin fanellën e Kosovës.



Florent Hadergjonaj, është më i njohur pas ka bërë karrierë në Bundeliga dhe Premier League. .

Ai ka luajtur për klube të njohura, fillimisht te Young Boys, Ingolstadt 04 dhe tani është pjesë e Huddersfield Town.

Ibrahim Dresheviq apo Dreshaj është shqiptar i Malit të Zi, i lindur në Suedi. Luan si qendërmbrojtës dhe është vetëm 22 vjeç. Karrierën e ka nisur në Suedi te Norrby, pastaj ka kaluar te Elfsborg, ku ka debutuar në ekipin e parë. Aktualisht pjesë e klubit të njohur holandez, Heerenven.

Ylldren Ibrahimaj është mesfushor, 23 vjeç. Ai ka lindur në Arendal të Norvegjisë. Karrierën e ka nisur te akademia IK Grane për ta kaluar më pas Arendal në futbollin profesionist. Ibrahimaj aktualisht është pjesë e ekipit Viking në Divisionin e Parë në Norvegji. Në 14 ndeshjet e fundit ka realizuar katër gola. Vjen për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Hekuran Kryeziu.


Comments are closed.