“Zhduket” deputetja që shokoi shqiptarët me foton e përdhunimit!

Ulësja e deputetes, Flora Brovina ka mbetur bosh që prej ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e PDK-së, nuk është parë në Kuvend, prej ditës kur shfaqi fotografi që dolën se nuk kishin përmbajtjen për çka i prezantoj Brovina.

Për më tepër, ajo vazhdon të jetë e paqasshme në telefon. Ndonëse ajo po heshtë, janë të tjerët që po merren më të.

Vjosa Osmani, ka thënë se partia e Brovinës duhet të jap përgjegjësi për skandalin e fotografisë.





E në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se Brovina është një grua e respektuar dhe nuk meriton meriton të ndëshkohet nga masa.

Ndërkohë njohësit e çështjeve politike thonë se partia e Brovinës ka përgjegjësi për veprimin e bërë në Kuvend.

Akti i deputetes Brovina në Kuvendin e Kosovës u cilësua si një ndër skandalet më të mëdha shtetërore, e me të aktualisht po merren institucionet ligjore.





Comments are closed.