Pas operacionit në zemër, Kasiljas merr një lajm të dhimbshëm!

Nuk përfundojnë telashet për ish-portierin e Real Madridit dhe familjen e tij. Disa ditë pas sulmit dhe operacionit në zemër të portierit të Portos, Iker Kasiljas,  gruaja e tij e bukur, gazetarja spanjolle, Sara Carbonero zbuloi se është diagnostikuar nga një kancer në mitër.

“Këtë herë isha radha ime, – shkroi ajo në Instagram. – Mjekët zbuluan një tumor malinj dhe unë u operova. Gjithçka shkoi mirë, por unë kam ende disa muaj “luftime” dhe trajtime për të bërë. Unë jam e bindur se gjithçka do të jetë mirë.”



“Disa ditë më parë, gjatë një vizite, mjekët gjetën kancerin malinj në vezoret e mia dhe vepruan menjëherë. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë, e kapën shumë herët, – komentoi Sara Carbonero në Instagram, – por kam ende disa muaj trajtimesh dhe do të luftoj”.

Gruaja e Iker Casillas tha se ishte e qetë dhe e sigurt: “Çdo gjë do të jetë mirë. E di që rruga do të jetë e vështirë, por do të ketë një fund të lumtur me mbështetjen e familjes sime dhe mjekëve”.

 


Comments are closed.