Terror në Brazil, banda e armatosur vret 11 vetë në lokal

Një masakër ka lënë 11 të vdekur në një bar në lagjen Guama të Belen në Brazil. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të pasdites të së dielës.

Sipas mediave vendase, sulmi erdhi nga një bandë e armatosur prej të paktën 7 personash të cilët hapën zjarr me breshëri ndaj barit duke lënë të vdekur 6 gra dhe 5 burra dhe më pas u larguan me motorët e tyre.



Sipas Sekretarit të Sigurisë Publike në Para, Ualame Machado, pothuajse të gjithë viktimat kanë marrë plumb në kokë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.





Comments are closed.