Salianji i nxjerr “të palarat” në gjyq deputetes së PS: Me “Rilindjen” burri mori 3 miliardë euro!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji është përballur sot në gjyq me avokatët mbrojtës të deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda (Fehrati) Bushka, bashkëshortin e së cilës ai e akuzon se ka 10-fishuar të ardhurat e kompanisë, pasi ajo u bë deputete.

“Klotilda Bushka (Fehrati) është përfshirë në PS në mandatin e fundit. Këta duan të vrasin, të vjedhin e tu thuash bravo të qoftë. Në  vitin 2012 kur nuk ka qenë në pushtet Edi Rama, kompania e burrit të saj ka pasur rezultat negativ. Me “Rilindjen” ka rilindur dhe kompania e burrit të Klotilda Bushkës, dhe ka arritur në 3 miliardë lekë të ardhura. Kjo është akuza që ia kam bërë edhe më parë deputetes, dhe për këtë do përballem edhe sot në gjykatë, ku i çojnë këta çështjet që të mos bëhen shumë publike”, tha Salianji para mediave.



Sipas tij janë disa rastet, kur personazhe që pasi janë përfshirë në politikë me PS u janë fryrë financat.

Sa për rastin Bushka, ai theksoi se nuk vihet në diskutim që kompania e burrit ka fituar tendera publikë dhe përmendi një rast në bashkinë e Librazhdit.

“Jemi në një rast të ngjashëm me ish-deputetin Kokëdhima që humbi mandatin se fitoi para nga tenderat publikë pasi u bë deputet”, theksoi Salianji.

“Deri më sot s’kam humbur asnjë gjyq. I fundit është fituar me kandidatin e PS në Kukës, që sot është kandidat i Bindjes, në mos gaboj që quhet ajo partia”, tha më tej Salianji duke ironizuar edhe partinë e Patozit.




Comments are closed.