“Sali Berisha gërmadhë, vrasës”, Thaçi: Ishte kundër pavarësisë së Kosovës, e gjeta të çakorduar mendërisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sulmur ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e quajtur gërmadhë politike që nuk duhet marrë seriozisht por që duhet trajtuar si një pacient. Nga studio e OPEN në Top Channel, Thaçi tha se Berisha është argat i Serbisë dhe i Millosheviqit.

Presidenti sfidoi Berishën për një debat publik.





“Sali Berisha ka mbetur si një gërmadhë politike dhe e shoqërisë. Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë. Gabimi im është që e kam trajtuar seriozisht, por pas shpërthimit të tij në obligimet që ka marrë nga Beogradi për të cënuar Kosovën, e ftoj në debat ballë për ballë. Të jeni të bindur se nuk do të ndahet mirë me argumente. Merrë telefon po të duash. Ka dëshmuar që prej tre dekadash është argat i Millosheviçit”, tha Thaçi

Sipa Thaçit, ish-kryeministri ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës

“Berisha ka patur vullnetin që Kosova të mbetet nën Serbi. E ka quajtur UÇK terroriste. Në 1999 e gjeta të çakorduar mendërisht”, deklaroi Thaçi.

Gazeta SHQIP





Comments are closed.