Refuzoi të bënte seks me të, 19-vjeçarja e qëllon me armë

Një djalë është hedhur nga ballkoni i katit të dytë pasi një vajzë, me të cilën ai nuk pranoi të bënte seks oral e qëlloi me armë. Anneisha Speed, 19 vjeçe hapi zjarr ndaj tij, por për fat të mirë plumbat goditën murin. Çifti kishin kaluar shumicën e ditës së bashku, raportoi policia.

Kur mbërritën në banesën e djalit, 19-vjeçarja i kërkoi ti bënte seks oral. Por kur ai refuzoi, Speed nxori armën dhe ia drejtoi.

Menjëherë djali u hodh nga ballkoni ndërsa plumbat shkonin drejt tij. Policia e gjeti Speed jashtë banesën pasi u lajmëruan nga djali.

Vajza fillimisht bëri rezistencë para se policia t’i vendoste prangat. Burri, mosha dhe identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, raportohet se nuk ka marrë lëndime serioze kur u hodh nga ballkoni.





Comments are closed.