Pas sherrit, kërcet arma/ Italiani do të vrasë shqiptarin, por i plagos gruan

Debate dhe të shtëna me armë kanë tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme. Mediat italiane raportojnë se një sherr ka ndodhur  mes një familjeje italiane dhe një shqiptare.

Marrëdhëniet mes dy familjeve ishin tensionuar së shumti kohët e fundit, ndërkohë që në sherrin e fundit ka kërcitur arma.



Sipas policisë, burri italian ka rrëmbyer armën dhe në sherr e sipër ka dashur të qëllojë shqiptarin, emri i te cilit nuk bëhet i ditur.

Plumb ka kapur një italian tjetër, duke e lënë atë te plagosur rende, ndërkohë qe ne krah u plagos gruaja e shqiptarit. Në ndihmë ndërhyri një familje tjetër, e cila njoftoi policinë, ndërkohë që të plagosurit u transportuan në spital. Gruaja shqiptare nuk është në rrezik për jetën, kurse italiani ndodhet në gjendje kritike.


Comments are closed.