Nga “selfie” në “killfie”, fotoja ideale vret dhjetëra persona çdo vit

Një foto ‘selfie’ mund të rezultojë vdekjeprurëse. Në fakt, sipas Eurispes, nga viti 2011-2017 kanë humbur jetën të paktën 259 persona në të gjithë botën duke realizuar foto dhe video selfie.

Mosha më e  rrezikuar nga incidentet është ajo mes 20-29 vjeç (106 viktima) i ndjekur nga 10-19 vjeçarët (76 viktima). Këto dy kategori përfaqësojnë 70.3 % të të vdekurve si shkak i asaj që quhet “killfie”.



153 viktima janë meshkuj dhe 106 janë femra, sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Delfit.

Dëshira për të fiksuar momentë të paharruara, nga pozicione të veçanta, por mjaft të rrezikshme, ka rezultuar fatale.




Comments are closed.