Ismail Kadare rrëfehet për herë të parë: Si më arrestuan në komunizëm!

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare bashkë me bashkëshorten e tij Helenën, ka zhvilluar një takim të veçantë me 180 fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria në kuadër të Ditës së Jetimëve.

Gjatë bashkëbisedimit, Kadare ka treguar për herë të parë edhe disa detaje nga jeta e tij dhe sesi policia e kishte arrestuar në klasë në moshën 12-vjeçare.



Referuar moshës së shkrimtarit, ngjarja ka ndodhur në vitin 1948, pak pas vendosjes së regjimit. Ai u arrestua për monedha false

Kam qenë 12 vjeç me një shokun time të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekëshe false. Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha false në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time,”– tregoi shkrimtari duke shkaktuar të qeshura mes fëmijëve.

Kadare ka bërë thirrje për më shumë mbështetje për këtë kategori,

“E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte me i madh interesi me i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe”, tha ndër të tjera Kadare.

Ditët e fundit emir i shkrimtarit të njohur është artikuluar shumë publikisht duke kërkuar një prononcim, pa mbajtur krah, për zgjidhjen e krizës politike.


Comments are closed.