Godet sërish gazetari i “Bild”: Kam parë laboratorë droge në Shqipëri

Publikimi i artikullit të gazetës gjermane “Bild”, ku Shqipëria, mes të tjerash, përcaktohej si një “vend gangsterës”, duket se të tjera fakte për vendin tonë do të dalin në dritë.

Gazetari Peter Tiede, i cili është edhe autori i shkrimit ët parë, në një lidhje për emisionin “AShow”, në “News24”, deklaroi se po përgatisin një dokumentarë për mafian shqiptare. Gazetari nuk dha informacione të tjera, ndërsa shtoi se po grumbullojnë informacione.





“Do të ketë të paktën edhe një, por ndoshta do të ketë edhe të tjerë. Po bëjmë një dokumentar për mafien shqiptare dhe po grumbullojmë informacione. ”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa ka folur për artikullin e parë, Tiede u shpreh se ka qenë shumë herë në Shqipëri dhe se e njeh mirë vendin tonë. Në lidhje me deklarata e kryeministri Rama për artikullin dhe gazetën gjermane, gazetari u shpreh shkurtimisht se politikanët nuk i presin mirë artikujt që janë kritik.

“Nuk është profesioni im që të merrem me politikanët. Kam qenë shumë herë jashtë vendit. Kam shkruar për vendet e lindjes, sigurisht që politikanët nuk i presin mirë artikujt kur ata janë kritik, por ka edhe nga ata njerëz që posedojnë media dhe ata fillojnë vendosin pengesa. Sa i përket lirisë së shtypit, Shqipëria duhet ë mësojë më shumë në këtë drejtim.

Ai ka të drejtë ne jemi një gazetë bulevardeske. Ne shkruajmë artikuj të shkurtër sepse ky është stili i gazetës. Z. Rama duhet të përballet me argumentet, përse nuk funksionin Gjykata Kushtetuese dhe nëse gazetarët pengohen apo jo, nëse policët, prokurorët e kanë të vështirë të zhvillojnë jetën e tyre profesionale”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka parë ndonjëherë fushë me kanabis në Shqipëri, gazetari tha: “Do të isha i verbër të mos shikoja, kam parë edhe laboratorë heroine. Në verën e vitit 2016 kam parë. 70% e kanabis që shitet në vendet e Europës Perëndimore vjen nga vendi juaj, nga porti i Vlorës apo i Durrësit. Është vështirtë të mos shohësh marijuanën në Shqipëri”.





Comments are closed.