Çiljeta tregon pse u mbulua me shami për Ramazan: Ma kanë çarë telefonin (VIDEO)

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga i uroi të gjithë besimtarët muslimanë dhe nisi agjërimin, ndërsa u mbulua me shami.

I gjithë rrjeti u çudit me këtë zgjedhje të saj duke komentuar shaminë në kokën e saj, një ndryshim i madh në pamjen e saj.

Këtë pasdite, Çiljeta Xhilaga e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon foli për përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit.

E pyetur për videon e famshme me shami,  këngëtarja e konsideroi normale videon në fjalë, duke shpjeguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, – tregoi ajo.





Comments are closed.