“Braçe nuk ia del dot i vetëm”/ Rama i prerë me deputetët: Ja kur nis fushata

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar ku njoftoi disa vendime të rëndësishme për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit u vendos se fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.



Mësohet se gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.

Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t’i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA, gjë e cila tha ai duhet bërë e qartë për çdo qytetar derisa t’iu bëhet këngë.

Veç kësaj, Rama tha se Erion Braçe nuk i koordinon dot i vetëm të gjitha parregullsitë në këtë proces dhe çdo deputet duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet.


Comments are closed.