Biondja i merr mendjen, CR7 për pak i çan syrin të birit me trofeun e Seria A (Video)

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Mbrëmjen e djeshme ai fitoi dhe titullin e radhës në Itali me Juventusin.

Portugezi bëhet kështu lojtari i parë që fiton 3 titujt kampion në 3 liga të forta të Europës.  Ai kthehet dhe në futbollistin e parë që arrin të rrëmbejë dhe çmimin si futbollisti i sezonit në 3 kampionatet elitare të Europës.

Ronaldo reagoi dhe në Twitter për fitimin e titullit kampion me Juven: “Shumë i lumtur që fitova trofeun e dytë me Juventusin dhe kampionatin tim të parë në Itali”.

Momenti i veçantë ishte kur Ronaldo me trofeun në duar po bënte fotografi me familjen e tij.

Një vajzë kaloi para tyre dhe i tërhoqi vëmendjen 5 herë fituesit të Topit të Artë, i cili padashje goditi në kokë djalin e tij Cristiano Jr.


Comments are closed.