Vrasës në Gjermani – kosovari kapet në palestrën në Tiranë …kthyer në bazë armësh e droge (Video)

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Fitness” ka çuar pas hekurave një shtetas kosovar të shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Si rezultat i operacionit  në një palestër  u bë e  mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg”, njofton policia.

Blutë e kryeqytetit kanë ndaluar një shtetas të kërkuar nga drejtësia gjermane, që akuzohet për “Vrasje me dashje”, dhe një person të dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

“Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit:  A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër”, sqarojnë uniformat blu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim personi që ju kishte lënë  dy personave të arrestuar banesën e marrë  me qera prej tij.

“Njëkohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij,  23 vjeçarin Sh. Kastrati”, thuhet më tej.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativa”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.









Comments are closed.