Vincent Kompany e mbyll zyrtarisht me Manchester City-n

Një mbyllje e karrierës me Manchester City-n si një kampion i madh. Mbrojtësi belg i Citizens mori të gjitha nderimet nga klubi ku kaloi 11 vite të karrierës së tij, ato më të rëndësishmet, periudhë gjatë së cilës fitoi 4 Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës dhe 2 Community Shield.

Klubi anglez, në orën 09:00 të paradites së sotme, pa u shuar ende jehona e suksesit ndaj Watfordit në finalen e FA Cup, njoftoi zyrtarisht se 33-vjeçari do të largohet tani që përfundoi sezoni.

Mbrojtësi shtatlartë, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te City, numëron 360 ndeshje me fanellën e “Citizens, duke shënuar 20 gola. Ai që do të mbahet mend gjatë është ai i realizuar në fitoren ndaj Leicester City-t, që bajti ekipin e Guardiolës në krye të Premier League-s një javë para përfundimit të kampionatit.

Pas lamtumirës të zyrtarizuar përmes një letre emocionuese, mbrojtësi belg njoftoi se ka vendosur të rikthehet tek Anderlechti, në Belgjikë, me rol të dyfishtë si lojtar dhe trajner.

“Për 3 vitet e ardhshme, unë do të marr rolin e lojtar-trajnerit tek RSC Anderlecht. Si një futbollist, unë kam lindur dhe jam rritur aty. Që nga mosha 6 vjeçare, kam qenë një në atë klub”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.