VIDEO/ Plas grushti mes zyrtarëve të partisë shqiptare

Një përleshje fizike ka ndodhur para pak çastesh mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qendrën e saj kryesore në Mitrovicë.

Sipas mediave kosovare përkrahësit e Safet Kamberit janë nervozuar me zgjedhjet partiake në këtë komunë ku në garë është edhe Faton Peci.





Safet Kamberi tha për Express se nuk e di nëse aty ka pasur rrahje. Ndërsa, Faton Peci tha se pak pak do të flasë lidhur me këtë incident.

I kontaktuar për herë të dytë, Peci, tha se nuk ka qenë në Kuvend, dhe porsa të marrë informacion do të jap prononcim.





Comments are closed.