Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U betua të enjten në Kuvend, deputeti i opozitës së re rrezikon mandatin

Deputeti më i ri në Kuvend, Selami Jenishehri rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për mashtrim. Sipas news24 ai ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Janishehri mori mandatin e deputetit të enjten dhe vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Sipas ligjit, deputetët që fshehin dënimin në formularin e dekriminalizimit humbasin mandatin. Gjithsesi vendimi merret nga KQZ.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore