“Them ta nis me Gjushin”/ Shpërthen rrjeti pasi Dako shkoi në Prokurori: Burgu për… (Foto)

Në kulmin e krizës politike dhe atëherë kur nga as vetë opozita nuk e prisnin, Vangjush Dako shkoi në Prokurori për të dëshmuar lidhur me Dosjen 339, ku ai del se është përgjuar në takime dhe biseda me bandën e Avdylajve nga Shijaku gjatë fushatës zgjedhore.

Kryetari i bashkisë së Durrësit është thirrur nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe është pyetur  të enjten nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në lidhje me dyshimet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Por, menjëherë pasi u përhap lajmi se Dako u thirr nga organi i akuzës, në rrjet shpërthyen memet, që si personazhe kryesore kishin “Supermenin” e Durrësit dhe kryeministrin Edi Rama.



Të dy ironizohen fortë për lidhjet me krimin apo shitblerjen e votës, por më pikantja është një prej tyre, ku sipas krijuesit të memes, Rama thotë: “Po ia nis me Gjushin”, pra dorëzimin te drejtësia të njerëzve të tij të besuar.


Comments are closed.