Shqiponja dykrenare e Jonida Maliqit nga Eurovizion “tërbon” serbët (Foto)

Mbrëmë u zhvillua finalja e Eurovision, ku fituese u shpall Holanda. Ndërkohë Jonida Maliqi, e cila përfaqësonte Shqipërinë, u rendit në vendin e 18, me 90 pikë në total.

Pavarësisht rezultatit, Jonida ka shkëlqyer me vokalin e saj dhe bërë për vete të gjithë publikun e Tel Aviv.





Mirëpo, duket se performanca e këngëtares shqiptare nuk u ka pëlqyer mediave serbe. Këto të fundit simbolin e shqiponjës me duar që ka bërë Jonida dhe stafi i saj e kanë cilësuar si një provokim.

Mediumi serb “B92”, ka shkruar për simbolin: “Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”.

Sipas tyre, Jonda Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë. Madje shkruhet me ironi se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë.





Comments are closed.