Shqipëria, e fundit në listë në luftën kundër lajmeve të rreme

Në kohët moderne të tekonologjisë, për shkak të mediave sociale, njerëzit kanë vështirësi të dallojnë se cilët lajme që ata lexojnë janë të vërteta dhe se cilët janë të rreme.

Në konferencën e tij të parë për shtyp zoti Trump, në atë kohë president i zgjedhur, përdori fjalët “lajme të rreme”. Që atëhere termi u bë më i zakonshëm dhe presidenti Trump ka akuzuar shpesh mediat e njohura amerikane për publikimin e lajmeve të rreme. Këto akuza akuza ai shpesh i bën në faqen e tij të Twitter-it.



Por cilat janë vendet që kanë nisur luftën kundër dezinformimit? Finlanda po e fiton luftën ndaj lajmeve të rreme dhe ajo çfarë është mësuar mund të jetë e një rëndësie kyçe për demokracitë perëndimore.

Ky vend rezulton i pari në listën e 35 shteteve në të cilët u krye një studim mbi elasticitetin ndaj fenomenit të quajtur “pas e vërteta”.

Me 76 pikë, Finlanda renditet e para në luftën kundër dezinformimit, duke u kthyer në shembull të përpjekjeve se si mund të fitohet një betejë e tillë, ndërsa Shqipëria është në fund të listës, duke lënë pas saj vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është vetëm një problem qeveritar, e gjithë shoqëria është e shënjestruar, tha Jussi Toivanen për CNN, duke shtuar se linja e parë e mbrojtjes, sipas tij, duhet të jetë edukatorja e kopshtit.

Por nga vijnë këta lajme të rreme? Duket se një vend i vogël evropian, Maqedonia, është një qendër e lajmeve të rreme. Një titull i një lajmi jo të vërtetë të kohëve të fundit, “Presidenti Trump nënshkruan një ligj për udhëtim pa viza për Maqedoninë”, krijoi mjaft reagime në vend. Zëri i Amerikës pyeti ambasadorin e Maqedonisë në Uashington nëse ky lajm ishte i vërtetë:

“Për fat të keq ky lajm nuk është i vërtetë. Shumë qytetarë kanë telefonuar ambasadën tonë në Uashington për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, apo jo. Për momentin ky vendim nuk është i vërtetë dhe është pjesë e të ashtuquajturave “lajme të rreme’”, thotë ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski.

Franca ka vendosur kufizime të ngjashme, por më të vogla, duke ndaluar hyrjen në parlamentin francez të televizionit të propagandës shtetërore ruse, “Russia Today” si dhe agjencinë propagandistike të lajmeve “Sputnik””.

Finlanda, e cila ndan një pjesë të kufirit me Rusinë, është i vetëdijshëm për rrezikun. Finlanda është përballur me fushatat e propagandës të mbështetura nga Kremlini që kur shpalli pavarësinë nga Rusia 101 vjet më parë.

Kërkuesit thonë se historitë false shpërndahen më shpejtë për shkak të “hipotezave të reja” të cilat sugjerojnë që njerëzit t’i shpërndajnë këto histori sepse janë më surprizuese se lajmet e vërteta.


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.