Sherri mes ish-presidentëve, Murrizi: “Burrat” e shtetit si gratë e liga, një “shitës” karburanti dhe një “qylaxhi” që vjellin vrer

Deputeti demokrat Myslym Murrizi ka komentuar sherrin banal që ka shpërthyer mes ish-presidentëve, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Murrizi deklaron se “burrat” e shtetit po bëjnë si gratë e liga, ndërsa thekson se të dy kanë futur dorën në sistëmin e drejtësisë.

“Pasi bien nga “ froni” nuk lënë gjë pa thënë për njëri- tjetrin. Ehhh mor DEMOKRAT shihni ke paskemi patur jo pak, por 10 vjet në krye të shtetit shqiptar.

Në emër të DEMOKRATEVE janë shpërblyer me karriken nr 1 të Shtetit një “ shites” karburanti dhe një “ qylaxhi”.

Ishalla nuk tregojnë akoma për njëri-tjetrin se aq “ shokë” sa kanë qenë i bie të kenë bërë shumë gjëra bashkë dhe mund të prishin familjet me ndonjë mufkë të leshuar për inate të karrikes së humbur. Bamir Topin e njoh fizikisht dhe politikisht në vitin 1996 kur u emerua ministër i Bujqësisë.

Si emer e njoh nga viti 1998 sepse kishte mbaruar Fakultetin e Veterinarisë dhe jepte pak orë si pedagog i jashtëm

Bujar Nishanin e njoh fizikisht dhe politikisht në vitin 2002 kur Bamiri e solli sekretar të degës së PD Tiranë. Hera e parë që i kam dhënë dorën ka qenë tek kjoska e Xhelës para PD.

Politikisht e njoh nga një MIKU im inxhinjer i nderuar dhe DEMOKRAT 24 karat Z Hektor Buzi me origjinë nga Berati. Hektori ka qene ne zgjedhjet e 31 marsit 1991 komisionere i PD në shkollën e bashkuar ku kanidonte Franko Kroqi i PD dhe Ramiz Alija i PPSH.

Ndërsa Bujar Nishani ka qenë komisionere i PPSH në të njëjtën qendër votimi. Bile kanë dhe një incident me njëri tjetrin sepse humbi Ramiz Alija

Në përceptimin e publikut që të dy kanë “ futur” duart tek drejtësia si kryetar të këshillit të lartë të drejtësisë”, shkruan Murrizi. Njëri e ka bërë si e ka menduar dhe gjykuar, tjetri siç e kanë urdhëruar. Për të Bamirin nuk kam rast konkret por kam degjuar siç kanë dëgjuar të gjithë

Per Bujarin kam rast konkret kur nuk dekretoi për në gjykatën e apelit Vlorë një gjygjtare që fitoi në KLD. Nuk e di nese ishte pune lekesh apo eurosh por nje gje e piste ishte gatuar nga ai dhe nje grusht PISASH qe sot jane qeruar nga prokuroria e gjykata

Nuk është turp as të jesh punonjës karburanti e as të të qerasi një mik me një pilaf apo paçe

TURP ESHTE KUR SHEH SE KUSH KA QENE NE KRYE TE SHTETIT PREJ 10 VITESH E QE NUK LENE GJE PA VJELLUR PER NJERI TJETRIN SOT QE KANE RENE NGA KALI”, shkruan Murrizi.

Gazeta SHQIP

 





Comments are closed.