Punimet në kabina, ja zonat që do të mbeten 6 orë pa drita në Tiranë

Të hënën do të ketë ndërprerje të energjisë për 6 orë në disa zona të Tiranës. OSHEE njofton se shkak për ndërprerjen e energjisë janë punimet që do të kryhen në disa kabina nga ora 09:00 deri në 15:00.

Njoftim për abonentët Tiranë:





Stakim i datës 20 maj

Për shkak të remontit që po kryhet në kabina, në daten 20 maj do të punohet në 7 kabina gjatë intervalit kohor 09:00-15:00

Pa energji do të mbeten këto zona

Yzberisht pjesërisht, pallatet e Minierës, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”

Gazeta SHQIP





Comments are closed.