“Pa pikën e turpit”, Irma Libohova: U merrja borxh shoqeve për… (Video)

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka qenë dje e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka zbuluar disa të fshehta nga karriera e saj.

Përveç se tjerash, Irma ka rrëfyer që në vitet e para si këngëtare nuk ka pasur veshje për të dalë në festivale dhe për këtë arsye u kërkonte borxh mikeshave të saj.

“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarde. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. Mi jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt. E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’i kanë dhënë. Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jashtë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot”, ka treguar Irma.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.